Zgjedhjet/Veseli: Vetëm të bashkuar shqiptarët marrin hisen

Me tu afruar data e zgjedhjeve të 12 prillit, aq më shumë në opinion po përfliten opsionet e mundshme për koalicionime mes subjekteve shqiptare brenda kampusit shqiptar, duke mos u anashkaluar edhe kalkulimet për koalicione parazjedhore të subjekteve politike shqiptare me bllokun politik maqedonas.

Marketing

Hë për hë vetëm PDSH e Menduh Thacit ka dalë me një qëndrim paraprak që është afër një koalicioni parazgjedhor me LSDM-në, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësitë që edhe dy partitë tjera shqiptare si Lëvizja Besa dhe Alternativa, të bëjnë koalicion parazgjedhor me subjektet maqedonase, nese nuk arrijnë dakordim për koalicion parazgjedhor me Aleancën, për të cilën kohën e fundit janë shprehur shumë haptazi.

Për ish deputetin Abdyhladi Veseli kjo praktikë nuk do të ishte e mirë për shqiptarët, sepse kështu sipas tij dëmtohen shqiptarët.

“Unë mendoj se për koalicionet të cilat po përfliten në opinion është akoma herët, por nëse ndosha një koalicion i tillë mes partive politike shqiptare dhe atyre maqedonase, respektivishtë një kualicion parazgjedhor, atëher mendoj se ajo nuk bëhet për interesa kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë, por bëhet për interesa personale apo grupore të partive politike. Për shkak se në RMV të gjithë jemi të ndarë qofshin maqedonasit apo shqiptarët, dhe secili punon për ti promovuar dhe për ti mbrojtur interesat e bashkësisë së tyre etnike”, u shpreh ish deputeti Abdyladi Veseli.

Sipas Veselit partitë politike maqedonase nuk kanë një program të qartë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe se shqiptarët akoma llogariten si përqindje.

Veseli porosit që partite shqiptare të garojnë të bashkuar sepse vetëm ashtu mund të marrin hisen që u takon.

Të gjitha sëbashku apo të ndara në koalicione duhet të veprojnë brenda kampusit shqiptar, sepse në të kundërtën fuqia e tyre do të zbehet, shprehet Veseli.

“Unë mendoj se partite politike shqiptare duket të garojnë në elektoratin shqiptare pikësë pari të bashkuar, për të arritë që të marrin hisen e tyre që ti dalin zot popullit të vet. Prandaj unë mendoj se tani për tani akoma është herët të flitet për një bashkëpunim parazgjedhor mes partive politike shqiptare dhe maqedonase edhe atë për shkak dy aresyeve: një për shkak humbjen se forcës dhe fuqisë së tyre, dhe e dyta për shkak të diskriminimit që akoma bëhet ndaj shqiptarëve nga partitë politike maqedonase pa i ndarë ato”, theksoi Veseli.

Veseli për TVM2 potencoi se mundësia e krijimit të koalicioneve parazgjedhore me partitë politike maqedonase duhet të larghohet, ashtu siç duhet larguar edhe mundësia që partitë politike shqiptare të garojnë me shumë parti të ndara.