Seanca të reja për “TNT” dhe “Trajektorja”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup janë caktuar seanca të reja për rastin “TNT” dhe “Trajektorja”.

Marketing

Gjykimi për shembjen e komplesit “Kosmos” të investitorit Fijat Canovski dihet të fillojë nga fillimi pasi që dje gjykatësja porotë Liljana Ivanovska Koçkovska dha dorëheqje të parevokueshme.

Gjykatësi, Ognen Stavrev i ftoi mbrojtjen ta fillojë procedurën sërish, por vetëm me lexim të materialeve të nxjerra deri më tani.

Rastin e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burin Rustemi nga PSP Kumanovë

Në lëndën “TNT” të akuzuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, të punës në Komunën e Gazi Babës, si dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjykimi për procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovcë – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” ndodhet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska.

Në lëndën “Trajektorja” akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Vladimir Peshevski dhe drejtori i Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.