Edhe një i ftuari nga Gjykata Speciale, kush është ai?

Gjykata Speciale ka nisur dërgimin e ftesave për këtë vit.

Marketing

I ftuari i radhës është ish-ushtari i UÇK-së, Ramiz Kukaj nga Korisha e Prizrneit.

Kjo u bë e ditur nga familjarët e Kukajt në rrjetin social Facebook, ndërsa i njëjti do të paraqitet dhe do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë

Ndryshe, deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë.

Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së Hysni Gucati, interesimi më i madh i prokurorëve të Dhomave të Specializuara ndërlidhet me veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.