Xhaferi: Partitë të tejkalojnë barrikadat për ligjin për Prokurorinë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deklaroi se Kuvendi ka mundësi që në çdo moment të sjellë ligjin për Prokurorinë Publike, por duhet partitë politike të tejkalojnë barrikadat dhe të arrijnë marrëveshje. Ai tha se përfaqësuesit e partive politike duhet patjetër të respektojnë apelin e përfaqësuesve të BE-së.

Marketing

“Nëse porosia e ambasadorit francez Timonie është se Ligji për prokurorinë publike është shumë i rëndësishëm për marrjen e datës për negociata, atëherë partitë politike duhet të tejkalojnë barrikadat dhe të merren veshtë. Në aspektin e procedurave të Kuvendit, kohë të mjaftueshme ka dhe Kuvendi mund të punojë në çdo moment nëse ka nevojë, por duhet të ketë rezultat nga puna. Andaj partitë politike duhet të ulen dhe të merren veshtë”, tha kryetari i Kuvendit Xhaferi.