Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë e para në këto zgjedhje, nuk ka arritur ta bindë Lidhjen Demokratike të Kosovës që të lidhin koalicion.
Ofertat e shkëmbyera në mes të dyja subjekteve për bashkëqeverisje nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani, megjithatë nga këto dy subjekte thuhet se ende ka vullnet për arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse, shkruan gazeta Zëri.
Takimet e deritanishme mes udhëheqësve të të dyja subjekteve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk kanë dhënë rezultate për bashkëqeverisje.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes këtyre dy partive politike, arritja e një marrëveshje për koalicion ende është e mundur.
Si nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë parë si të rëndësishme lidhjen e koalicionit.