Bekteshi: Kemi bërë ndryshime në Ligjin për burime minerale me të cilin sigurohet zgjidhje afatgjate

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për shtyp informoi për ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Ligjin për burime minerale.

Marketing

Ashtu siç informoi ministri Bekteshi, Ministria e Ekonomisë për një kohë të gjatë është duke punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale në mënyrë që të gjejë një zgjidhje afatgjate në rast se rrezi
“Kemi bërë ndryshime në Ligjin për burime minerale me të cilin sigurohet zgjidhje afatgjate në rast se rrezikohen siguria dhe shëndeti i popullatës lokale-shkruan Bekteshi ne fejsbuk.

Me risitë e bëra, koncesioni për shfrytëzimin e burimeve minerale mund të ndërprehet në mënyrë të njëanshme në rastet e mëposhtme:

✅ për shkak të një shkelje të konsiderueshme të dispozitave të kontratës në rast se shfrytëzimi dëmton interesin publik, sigurinë dhe shëndetin e popullatës.
✅ kur koncesioneri nuk e ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë për ndryshimin e pakos menaxhuese në shoqëri që është pronari i shumicës së koncesionerit.
✅Nëse koncesioneri shfrytëzon më pak se 30 përqind të sasisë së parashikuar të mineraleve
✅ u mundëson komunave të aplikojnë për koncesion për shfrytëzim për nevojat për ndërtimin e rrugës komunale” – thotë Bekteshi https://m.facebook.com/MinisterKreshnikBekteshi/posts/1242669969251020?refsrc=http%3A%2F%2Fbashke.tv%2Fbekteshi-kemi-bere-ndryshime-ne-ligjin-per-burime-minerale-me-te-cilin-sigurohet-zgjidhje-afatgjate%2F