Ekzistojnë rregulla të caktuara që çdo anëtar i familjes mbretërore pritet t’i ndjekë.
Tani që Princi Harry dhe Meghan Markle kanë dhënë dorëheqjen, ka shumë rregulla që ata nuk kanë përse t’i respektojnë më:
Tani mund të përqafojnë fansat e tyre.
-Mund të nënshkruajnë autografe.
-Meghan Markle mund t’i rikthehet aktrimit.
-Markle dhe Harry nuk kanë nevojë më të përfaqësojnë Mbretëreshën në ngjarjet zyrtare të familjes mbretërore.
-Ata nuk kanë nevojë të kenë një ceremoni pagëzimi për fëmijën e tyre të ardhshëm – dhe nëse e bëjnë këtë, ka të ngjarë që ata nuk do të ndjekin traditën mbretërore.
-Harry dhe Markle nuk do të quhen më si “Lartmadhëria juaj” por do të thirren me emrat e tyre të parë.
-Çifti mund të përqafohen dhe puthen në publik dhe nuk do të shkelin asnjë protokoll mbretëror.
-Ata nuk kanë më nevojë për të ndjekur rregullën e Mbretëreshës “kurrë mos u ankoni, kurrë mos shpjegoni”.
-Meghan Markle mund të fillojë të vishet ashtu si vishej para se të futej në familjen mbretërore.
-Edhe Harry mund të vishet pak më thjeshtë dhe komod.