Valencia ka zhvilluar ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit dhe ka triumfuar 2:0 ndaj Barcelonës në ‘Mestalla’.Rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë, sikur Maxi Gomez (12’) të shënonte penalltinë e pritur nga Ter Stegen.
Mysafirët përveç posedimit nuk treguan asgjë në gjysmën e parë, kundrejt Valencias që dominoi me raste.
Por pjesa e dytë solli dy gola për vendasit, me të njëjtin lojtar Maxi Gomez (48’ 77’) i cili realizoi fillimisht pas devijimit të Jordi Alba e më pas për të vulosur fitoren 13 minuta para fundit.
Kjo ishte edhe humbja e parë e trajnerit Quique Setien, skuadra e të cilit nuk bëri më shumë se mbi 700 pasime.
Barcelona me 43 pikë qëndron në pozitën e parë, aq sa ka edhe Real Madrid me një ndeshje më pak. Valencia ngjitet në vendin e pestë me 34 pikë.