Letrat kredenciale të nëntë delegacioneve nacionale mes të cilave edhe të Maqedonisë së Veriut, kontestohen në APKE

Kredencialet e nëntë delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) janë kontestuar për shkaqe të ndryshme në hapjen e sesionit plenar dimëror, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Strasburgu.

Marketing

Për gjashtë delegacione (Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Suedia dhe Zvicra) kontestimet i përkasin rregullit të Kuvendit për barazi gjinore, që parashikon se delegacionet parlamentare nacionale duhet të kenë “përqindje të njëjtë të anëtarëve të gjinisë jomjaftueshëm të përfaqësuar, të paktën të barabartë me atë që është i pranishëm në parlamentet e tyre dhe minimum një anëtar i gjinisë jo mjaftueshëm i përfaqësuar i emëruar si përfaqësues”.

Përbërja aktuale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 46 femra parlamentare, respektivisht me 38,3 për qind nga përbërja e përgjithshme, ndodhet në vendin e 21-të në nivel botëror. Por, në delegacionin në APKE-së nga gjashtë anëtarë vetëm dy janë femra, që paraqet 30 për qind të delegacionit. Megjithatë, kjo nuk mjafton që delegacionit të akreditohet.

Për dy shtetet tjera (Moldavia dhe Spanja), kontestimi i përket rregullit për barazi gjinore, që parashikon se delegacionet “duhet të formohen në atë mënyrë që do të sigurohet përfaqësim i drejtë i partive politike ose grupeve që ekzistojnë në parlamentet e tyre”.

Kredencialet e delegacioneve nacionale të Federatës Ruse kontestohen për shkaqe thelbësore dhe formale. Kontestimi thelbësor i përket propozimit të paradokohshëm për ndryshim të barazpeshës kushtetuese mes të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, si dhe situatës në Gjeorgji. Sfida formale bazohet në faktin se votat nga territori i okupuar i Krimesë janë marrë parasysh për zgjedhjen e parlamentit rus dhe se disa anëtarë të delegacionit rus për momentin nënshtrohen në sanksionet e Bashkimit Evropian.

Kontestimi i kredencialeve të delegacionit rus për shkaqe të rëndësishme do të jetë temë e debatit në Kuvend të mërkurën pasdite, në bazë të raportit të Komisionit për përcjellje të detyrimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Për të gjitha delegacionet tjera, mes të cilave edhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Komisioni për rregulla do ta dorëzojë mendimin e tij deri te Kryetari, për çka nuk do të debatohet në formë plenare, nëse komisioni konkludon se se këto autorizime duhet të aprovohen.