Skuadra e Inter futet në ‘Derby della Madonnina’ me synimin për të vendosur një rekord.
Xhiroja e 23-të e Serie A sjell derbin lokal të qytetit të Milanos. Ndeshja mes Inter dhe Milan do të jetë ndeshja numër 201 mes dy skuadrave.
Para kësaj ndeshje, diferenca mes dy skuadrave është 19 pikë, me Interin që qëndron më mirë se ‘Rossoneri’.
Në këtë ndeshje, Antonio Conte mund të bëhet trajneri i parë në histori të ‘Nerazzurri’ që të fitojë dy derbit e parë, pa pësuar gol.
Gjithashtu, Inter mund të shënojë fitoren e katërt radhazi në ‘Derby della Madonnina’, gjë që nuk e ka bërë që nga viti 1985.
Ndeshja e radhës mes Inter dhe Milan do të luhet të dielën, me fillim nga ora 20:45.