Diçka e re po vjen nga Alban Skënderaj.
Kantautori Alban Skënderaj po rikthehet me projekt të ri muzikor.
Këtë gjë e konfirmoi vet këngëtari me anë të disa fotografive, të shkrepura nga xhirimi i klipit të ri.
Data të cilën e zgjodhi për publikimin e këngës është pikërisht 14 shkurti, që njihet ndryshe si “Dita e të dashuruarve.
“14.02.2020 🌹”, është mbishkrimi që Albani ua la fotove, e që kuptohet se tema e këngës do të jetë dashuria.
Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe ky artist.