Lirohet nga QKUK-ja britanikja që dyshohej se kishte koronavirus

Lirohet nga QKUK-ja britanikja që dyshohej se kishte koronavirus. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha.“Po është liruar nga Klinika Infektive. Pas marrjes së rezultateve, ashtu siç e dini ka rezultuara negativ. Në gjendje të mirë shëndetësore është liruar nga Klinika Infektive”, ka thënë Berisha.Ndryshe, pacientja britanike më tetë shkurt ishte paraqitur në këtë klinikë me dyshimet se ishte prekur me koronavirus.Pas ekzaminimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, rezultatet dolën negative.Me këtë rast ajo u lirua nga spitali.

Marketing
Marketing