Mungesa e dëshmitarit Dejan Pandeleski në rastin “Reket” e anuloi seancën e sotme për këtë lëndë, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Gjatë elaborimit të këtij vendimi, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska tha se Pandeleski nuk është gjetur tek adresa e parashtruar nga mbrojtja, respektivisht adresa ka qenë e vendit të punës të dëshmitarit prej ku kanë njoftuar se ai është në rrugë zyrtare. Seanca e ardhshme u caktua për 3 mars.
Njëherit, këshilli gjyqësor informoi se seancat për lëndën “Reket” janë caktuar deri 10 prill. Sipas orarit të seancave, gjykimi do të vazhdojë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për 12 prill.
Seanca e djeshme për “Reket” u anulua për sot për shkak të mungesës së ish kryetarit të komunës Qendër dhe afaristit Vlladimir Todoroviq, i cili duhet të dëshmojë në propozim të mbrojtjes së të akuzuarit të parë Bojan Jovanovski – Boki 13. Todoroviq është një nga 12-të dëshmitarët e propozuar nga i akuzuari, Bojan Jovanovski.
Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor vitin e kaluar ngriti akuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.
I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje të parave dhe të ardhura të tjera të veprave penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin e çmimit për ndikimin e paligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin për veprën “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.
SPONSORED CONTENTMgid