BDI: Zhvillimi ekonomik të barabartë, ulje të papunësisë dhe rritja të pagave

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë dhe është për rritje ekonomike të shpejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe që hap perspektiva për një nivel më të lartë të mirëqenies.

Marketing

Për këto dy vite e gjysmë kemi pasur agjendë vërtet të gjerë në fushën e financave dhe ekonomisë dhe mund të them me kënaqësi që tashmë ka përmirësime të dukshme në planin afatmesëm – si në ekonomi ashtu edhe në kushtet e jetës së qytetarëve. Duke u përqendruar në periudhën e kaluar me politikë fiskale të qëndrueshme, arritëm të kemi:

Politikë makroekonomike që synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, rritjen e konkurrencës në ekonomi dhe rritjen e punësimit;

Zbatimi i politikës fiskale në funksion të qëndrueshmërisë fiskale dhe konsolidim gradual i financave publike;

mbështetjen e ekonomisë me investime të konsiderueshme në projekte të infrastrukturës dhe transparencë të rritur;

sigurimi i sigurisë sociale, drejtësisë sociale dhe mbrojtjes;

Krijimi i një mjedisi të favorshëm biznesi me politika bashkëpunimi me sektorin e biznesit, partnerët socialë, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, mosdiskriminimin, rritjen e efikasitetit, si dhe mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;

mbështetje për krijimin e vendeve të punës përmes masave aktive të punësimit dhe rritjes së niveleve të pagave në ekonomi;

integrimin në NATO dhe fillimin dhe udhëheqjen me sukses të procesit të negociatave të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian;

Relaksim i politikës tatimore me korrigjime të njëkohshme tek disa norma të taksave, i cili pritet të ketë më shumë efekt, procese administrative të drejta dhe të thjeshtuara, si dhe mbështetje për sektorin privat,

Forcimin e mekanizmave për të zvogëluar ekonominë jo formale.

Më lejoni së pari të përshkruaj situatën ekonomike në vend.
Ekonomia është në rrugën e drejtë, ajo është stabile, dhe rritja është gjithëpërfshirëse dhe bazohet në rritjen e të gjitha sektorëve ekonomik

Në lidhje me ekonominë e vendit, rritja ekonomike në nëntë muajt e parë të vitit 2019 është 3,6%, dhe është në një bazë të gjerë, kundrejt stagnimit ( rritje prej minus 1,8 K1 2017);

Veprimtaria industriale filloi të rritet me një ritëm më të lartë, dhe në katër tremujoret e fundit shënoi rritje prej mbi 5 %.

Aktiviteti i ndërtimit u rikuperua dhe në nëntë muajt e parë të vitit 2019, shënoi një rritje reale prej 5.6%,

Bujqësia gjithashtu vazhdoi të mbështesë ekonominë, duke regjistruar një rritje prej 4.2% në nëntë muajt e parë të 2019.

Për sa i përket komponentëve, konsumi gjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka mbështetur ndjeshëm aktivitetin ekonomik, me kontribut pozitiv si nga konsumi privat ashtu edhe nga ai publik.

Rritja e konsumit është rezultat i rritjes së pagës minimale (prej 44% ose mbi 60% për aktivitete të caktuara), mbështetje të sektorit privat për pagesa të pagave më të larta, rritje të pagave të sektorit publik (veçanërisht në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe përkujdesje për fëmijët, ushtri etj), si dhe rritja e punësimit në ekonomi.

Investimet bruto janë rikuperuar, pra në tremujorin e tretë të vitit 2019 shënuan rritje me rreth 14%, kryesisht si rezultat i investimeve në ndërtim, dhe në mase investimi në makineri dhe pajisje.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me ritme dyshifrore (rritje mesatare reale prej 13.2% në K3 2017 në K3 2019), që është kryesisht pasqyrim i eksportit të kapacitetit në zonat e lira ekonomike, pra eksporti i makinerive, transporti i pajisjeve dhe kimikateve, të mbështetura nga arritjet solide në disa nga segmentet e tjera tradicionale të eksportit. Importi i mallrave dhe shërbimeve në të njëjtën periudhë shënoi rritje prej 8.8%, i nxitur nga importet e produkteve ndërmjetësuese dhe kapitale, në kushte të rritjes të investimeve dhe të eksporteve.

Trendet pozitive ekonomike pritet të vazhdojnë edhe këtë vit, veçanërisht me hyrjen e vendit në NATO dhe ndikimin pozitiv që ai ka në investime. Rritja parashikohet në 3.8% të BPV-së këtë vit dhe pritet të nxitet nga konsumi, si rezultat i rritjes së pagave dhe punësimit, rritjes së investimeve bruto dhe eksporteve:

Rritja e konsumit privat është projektuar në 3.3. Rritja e të ardhurave buron nga rritja e pritshme e pagave dhe punësimit në ekonomi, e nxitur nga masat e qeverisë për rritjen e niveleve të pagave, uljen e papunësisë dhe aktivizimin dhe forcimin e mbrojtjes sociale për kategoritë e cenueshme. Projeksioni për rritjen reale të konsumit publik në vitin 2020 është 2.0%.

Investimet bruto në vitin 2020 parashikohen të rriten për 8.0% në bazë reale. Rritja e lartë e eksportit pritet të vazhdojë në vitin 2020. Projeksioni për rritjen reale të eksportit të mallrave dhe shërbimeve është 8.3%, i nxitur nga eksporti i objekteve të reja industriale të orientuara nga eksporti.

Kur bëhet fjalë për kompanitë, është e qartë se ato janë të lira të zhvillohen dhe këtë mund ta shohim përmes rritjes së prodhimit industrial, i cili është rritur me ritme mbi 5% në të dy vitet. Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar u rrit. Vëllimi i tregtisë për tërë vitin 2019 është rritur me 10% në krahasim me Janar – Dhjetor 2018. Është shumë e rëndësishme për ekonominë tonë që eksporti në dy vitet e fundit ka një rritje dyshifrore (mbi 10%).

Si një ilustrim në vitin 2016, vlera e eksporteve ishte 4,3 miliardë euro, ose vetëm për 3 vjet, eksportet u rritën për 48% në krahasim me vitin 2019 kur ajo arriti në një rekord prej 6.4 miliardë euro.

Në periudhën korrik 2017 – shtator 2019, hyrjet Investimeve të huaja direkte në vend arritën në 845 milion EUR. Vetëm në vitin 2018, është realizuar hyrje prej 614 milion EUR (5.7% e BPV), e cila është rreth 3.5 herë më e lartë se në vitin 2017. Shumica e investimeve janë në sektorin industrial.

Rritja e mbështetjes së sektorit të biznesit nga buxheti deri në 6.7 miliardë denarë

Kështu, buxheti i këtij viti ka ndarë 2.4 miliardë denarë për masën për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave, 3 miliardë denarë për masat për rritjen e konkurrencës së sektorit privat dhe 1.4 miliardë denarë për masat aktive të punësimit.

Masat e mbështetjes së investimeve gjithashtu inkurajojnë blerjen e teknologjisë së re duke kthyer një pjesë të investimit, duke inkurajuar firmat që ta zëvendësojnë atë. Ekzistojnë gjithashtu mundësi për të zëvendësuar teknologjinë e vjetërsuar përmes masave për të mbështetur rritjen ekonomike me të cilat kthehet një pjesë të investimit të kompanive në teknologjitë e reja.

Duke përdorur mbështetjen, këto kompani kanë një rritje mesatare prej 60% të fitimeve, një rritje mesatare prej 50% të të ardhurave, një rritje 27% të të punësuarve dhe një rritje 40% të pagave mesatare.

Kthimi i TVSH-së në kohë deri tek firma tnë bazë të TVSH u kthyen 401.9 milion euro. Kjo është për 7.46% më shumë sesa në 2018, 28.18% më shumë se 2017, 44.19% më shumë se 2016. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për kompanitë, pasi kështu ruhet likuiditeti, i nevojshëm për operacionet aktuale, por edhe planifikimin e investimeve.

Punësimi po rritet, papunësia po bie
numrin e të punësuarëve për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016 mundet të shifet se numri i të punësuarëve është më i lartë për 71.560 të punësuar. Punësimi është rritur në 47,4%.

• Papunësia është zvogëluar në nivel historik më të ulët prej 17,1% dhe është zvogëluar për 57.257 persona.
• shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 35.3% në krahasim me 2016 kur ishte 48.6%

Pagat u rriten. Paga minimale është rritur, spiralja e pagave ka lëvizur

Paga mesatare neto në dhjetor 2019 tejkaloi 26 mijë denarë. Paga vitin e kaluar në dhjetor në nivel vjetor u rrit për 4 %.

Nëse bëhet krahasim me neto pagën mesatare në fund të vitit 2016 me pagën mesatare në fund të vitit 2019 e njëjta është rritur për afro 4000.

Rritja e pagës në dy vitet e fundit është e përshpejtuar. Nëse vitin e kaluar ishte 4%, në 2018 për 5,9%, në periudhën nga 2010-2017 rritja mesatare e pagave ishte 1,8, % në vit,

Rritja e pagës minimale nga 9000 ne 14.500 ose për 5.500 denarë rritje kumulative për afro 60%

Rritje të pagave në tre vitet e kaluara kishte edhe në sektorin publik, edhe atë, rritje kumulative për tre vite 2016-2019, në administratën publike, shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale, dhe ushtri.

U Rriten pensionet. Në shkurt 2020 pensionet janë rritur për 700 denarë, përdersa me harmonizimin e rregullt të pensioneve në mesatare do të tregojnë për 900 denarë.

Me rritjen këtë vit pensioni mesatar në 2020 do të jetë 15.500 denarë, ose rreth 1800 denarë më shumë. ( 1746) në 2016 dhjetor 13.754 denarë.

Shpenzimet kapitale në Buxhetin e 2019 janë realizuar 78% në krahasim me projeksionin. Në terma absolut, investimet kapitale arritën në 17.8 miliardë denarë, që është 5.7 miliardë më shumë sesa në vitin 2018 ose një rritje prej 46.6%.

Gjatë periudhës tre vjeçare, janë realizuar mbi 813 milion € investime kapitale nga buxheti në projekte infrastrukturore në të gjitha fushat e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, infrastrukturës, gazësjellësin, rrugëve.

Në kuadët të MSIP nga Qershori 2017 deri në vitin 2020, janë realizuar gjithsej 161 projekte kapitale në gjithsej 80 komuna me një vlerë totale prej 30 milion EUR.

Siguruam mjete 1.1 milion euro dokumentacion të projektit për rrugët lokale ndërsa ndërtimi dhe rindërtimi mjete prej 70 milion euro

Do përmenden disa komuna

Më shumë mjete për arsim, shëndetësi dhe sociale në vlerë prej 407 milion euro për periudhën 2016-2019

Më shumë mjete për komunat mbi 7 miljard denar

Tre vitet e kaluara, transparenca fiskale është përmirësuar ndjeshëm, Sepse qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku shpenzohen mjetet e tyre!

Vitin e kaluar , me mbështetje të USAID e publikuam platformën Financa të hapura përmes të cilës çdo qytetar ka qasje dhe mund ti shikojë pagesat e Thesarit. (në fazën e parë Niveli qendror, në fazën e dytë komunat).

E publikuam mjetin për transparencë me të cilin qytetarët mund të ndjekin realizimin e shpenzimeve kapitale sipas institucioneve dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në institucionet që të jenë më efikase në implementimin e projekteve kapitale

Publikuam platformë ku qytetarët mund të ndjekin borxhin publik, përkatësisht çdo huazim, kthim të huazimeve, dhe ta shofin për çka janë dedikuar të njëjtat.

Publikuam platformën Buxheti i qytetarëve përmes të cilës qytetarët mundet ti ndjekin të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit, përkatësisht si i njëjti mbushet dhe cilat detyrime dhe projekte do të financohen nga buxheti.

Buxhetet para se të hynë në procedurë Kuvend dhe Qeveri, për ato debatohet me publikun, përkatësisht prezentohen para afaristëve, organizatave joqeveritare dhe ekpsertëve.

Krijuam platformë ESPEO në të cilën të gjitha institucionet, fondet, komunat i evidentojnë detyrimet e papaguar të maturuara dhe pamaturuara dhe në këtë mënyrë edhe ne edhe publiku kemi pasqyrë të qartë ër detyrimet e ndërmara. Nuk ka më shumë detyrime të fshehura dhe të papaguara.

Janë bërë ndryshime ligjore me të cilat u vendos detyrimi të gjith shfrytëzuesit buxhetor dhe ndërrmarjet publike llogaritë e tyre përfundimtare ti publikojnë në ueb faqet e tyre dhe të jenë në dispozicon të publikut.

U vendos detyrimi për shfrytëzuesit buxhetor dhe ndërrmarjet publike të gjitha kontratat për prokurime publike dhe anekset e tyre ti publikojnë në sistemin elektronik për prokurime publike e-furnizime dhe me këtë të njëjtat janë në dispozicion për publikun që ti shofë.

Publikohen më shumë raporte të cilat më herët nuk janë publikuar ose publikoheshim më frekuencë më të dobët. Psh, janë publikuar raporte për realizimin e Buxhetit sipas shfrytëzuesve buxhetor në bazë mujore, publikohen edhe raporte për realizimin e Buxhetit të komunave në nivel kuartal, publikohet edhe raporti kuartal për realizimin e Buxhetit të përgjithshëm, është përmirësuar edhe Raporti gjysmë vjetor për realizimin e Buxhetit i cili përmban të dhëna të detajuara për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor.

Me ndryshimet e Ligjit për borxhin publik, në përllogaritjen e borxhit publik u fut edhe borxhi i pa garantuar, me çka u plotësuan rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare financiare, dhe njëkohësisht u rrit edhe llogaridhënia për borxhin.

Është sjellë Strategjia për reformën e sistemit tatimor që synon të sigurojë udhëzime për adresimin e një numri të çështjeve që do të kontribuojnë në një efikasitet dhe efektivitet më të madh të sistemin e financave publike, si ekonomia gri, pabarazia ekonomike, vështirësia në mbledhjen e të ardhurave publike, teknikat e sofistikuara të shmangies së taksave, evazionit të taksave si dhe ritja e rreziqeve ndaj mjedisit.

Është përgatitur në plan akcional për luftimin e ekonomisë joformale

E- serviset janë në tre gjuhë

Në partneritet me odat ekonomike luftimi i ekonomisë joformale arritëm të ndërmerren masa të dukshme, ashtu është dhe Përmes instalimit të projektit TVSH-ja Ime shpërblimi im luftojmë kundër ekonomisë jo formale dhe njëkohësisht kthehen para tek qytetarët.

U miratuan ligje dhe ndryshime:
Ndryshimet në Ligjin për privatizim dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, me të cilat u prolongua afati për paraqitjen e kërkesës për privatizimin e tokës deri më 31.12.2021.

o Vendosja e deklaratës të plotësuar tatimore (nuk priten më radhë për deklarimin e tatimit personal)
o Vendosja e një sistemi elektronik për punë tatimore që prezanton një mjedis pa letra.

o Sistemi i kuponave për mbështetjen sistematike të sportit përmes lirimit nga të tatimi në fitim.
o Ligji i ri për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

vendosja e një pragu të ri për obliguesit e TVSH-së në shumën 2 milion denarë.-stimul për biznesin e mikro dhe të vogël, etj

Është hartuar një manual, përmes të cilit qytetarët dhe kompanitë mund të informohen më shumë për pragun e ri dhe kush ka ose nuk kërkohet të jetë pagues i TVSH-së.

Partneritet me kompanitë vendore ku mund të drejtohen me propozimet e tyre drejtpërderjt në ministrin e financave në portalin elektronik,

Dhe janë realizuar dhe shumë ndryshime,

(Rritëm përfaqësimin e shqiptarëve në ministrinë e financave në 13% nga 10,1% në 2017, 6 udhëheqës) , dhamë pëlqimet për rregullimin e statusit të nëpunësve tatimor dhe doganor

Qartë është orientimi i ynë për partner strategjik me biznes sektorin dhe drejtimin e financave publike kah biznesi dhe qytetarët. Të nderuar qytetarë ,Me besimin dhe përkrahjen tuaj në vazhdimësi, BDI-ja arriti të realizojë përcaktimin e vet programor në tërësi.

Ashtu siç premtuam, ashtu edhe realizuam.
Prandaj, ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Kjo na jep për të drejtë sot sërish ta kërkojmë besimin tuaj, që së bashku të përkushtohemi në më shumë projekte dhe politika për përmirësim të cilësisë së jetës, përmes zhvillimit ekonomik, përkrahje të biznes sektorit, për krijimin e vendeve të reja të punës, së bashku të angazhohemi për të ardhmen tonë, për rininë tonë e cila është prioriteti ynë kryesor, për përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor të qytetarëve tanë duke i përafruar me ato të Bashkimit Europian.

Këto angazhime mund të kryhen vetëm Bashkë me përkrahjen tuaj,
Bashkë më të fortë
Ju faleminderit