Për analistin Artur Zheji populli iu përgjigj ditën e sotme ftesë së presidentit.
I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Zheji tha se pas kësaj dite kryeministri nuk mund të bëjë se nuk ekziston një popull pranë presidentit.
Po ashtu, Zheji shtoi se kjo e sotmja do të thotë një balancim më i madh i pushteteve në Shqipëri.
Zheji: Sot e shohim me gjithë fuqinë e tij presidenciale. Ftesës së tij populli iu përgjigj. Ata kishin ardhur për presidentin. Pas kësaj dite kryeministrin nuk mund të bëjë cnuk ekziston një popull pranë presidentit. Një president plus një popull që i përgjigjet presidentit kjo të thotë balanca me të balanca më të mëdha të pushteteve në Shqipëri. Kjo anomali na ka shqetësuar prej shumë kohësh dhe po korrigjohet panorama institucionale dhe e një jete të jetueshme e njerëzve që nuk kanë bërë valixhet që të ikin nga Shqipëria. Këto tregojnë që do të ketë peshore të mirëbalancuar, nuk do të ketë arrogancë, nuk do të ketë brutalitet, nuk do të ketë superioritet ashtu siç na tha Rama që unë përballë shoh vetëm boshin.