Kryqi i Kuq në kuadër të shënimit të 75 vjetorit do të realizojë fushatë për sigurimin e parave si donacion për Repartin e neonatologjisë në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve.
Mjetet që do të mblidhen do të përdoren për blerjen e një inkubatori për foshnjat e lindura para kohe dhe për foshnjat e sëmura në Klinikën e fëmijëve.
Për fushatën sot në pres-konferencën do të informojnë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Natasha Najdanovska Aluloska