Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i forcave të armatosura Stevo Pendarovski do t’i vizitojë pjesëtarët e Armatës të stacionuar në kufirin jugor të shtetit.
Pastaj, siç bëri të ditur kabineti i tij, presidenti Pendarovski do të qëndrojë në Qendrën Transitore afër Gjevgjelisë ku do të kryhet regjistrimi i emigrantëve.