Edhe pse klauzola e Lautaro Martinezit është 111 milionë Euro Barcelona nuk nguron edhe ta tejkaloi këtë shumë për ta sjell argjentinasin në “Camp Nou”.
Sulmuesi i Interit shikohet si pasuesi ideal i Luis Suarez dhe drejtuesit katalanas kanë përgatitur një ofertë të re për të joshur klubin zikaltër. Sipas mediave spanjolle Barcelona ka gati 70 milionë euro dhe kartonin e Nelson Semedos e Arturo Vidalit.
Pamvarsisht ofertës së lartë të klubit spanjoll akordi është ende larg pasi Interi kërkon vetëm para për ta lënë të lirë Martinezin. Palët janë në kontakte të vazhdueshme edhe pse Interi e konsideron lojtarin si të pashitshëm.