Joshua bën parashikim befasues për duelin e tij kundër Pulev

Anthony Joshua më 20 qershor në stadiumin e Tottenham Hotspur, do të mas forcat me bokserin Kubrat Pulev.

Marketing

Kur kjo sfidë po afrohet, kampioni i botës në peshat e rënda ka dhënë parashikimin se si do të përfundojë kjo përballje.

Joshua që do të mbrojë rripat WBA, WBO, IBF dhe IBO, pret që sfida mes tij dhe bullgarit Pulev, të përfundojë me një nokaut.

“Ai mund të godas dhe të boksojë, është një boksier grushtues, një lloj i stilit tim, kështu që do të jetë një ndeshje e mirë me siguri”, ka deklaruar Joshua.

“Ne do të boksojmë, njerëzit do të shohin disa aftësi dhe ata me siguri do të shohin një nokaut, sepse të dy jemi boksier që grushtojmë”

“Në fund më i miri do të fitojë”.

Marketing