Për 8 Mars në Shkup, do të flasin 8 zonja, 8 histori dhe shumë frymëzim

Me iniciativë të Desantila Vatnikaj nga Tirana dhe Liridona Limani nga Shkupi, dy juriste mike dhe aktiviste në shoqërinë civile, këtë vit Dita Ndërkombëtare e Gruas do të vijë nëpërmjet zërit dhe historive të zonjave që janë përzgjedhur për të qënë pjesë e panelit në eventin “FLAS N’8 MARS”, një kauzë më shumë se moda. Motivuese, frymëzuese, nga fusha të ndryshme, do të ndajnë me ne fjalimet e tyre. “FLAS N’8 MARS” do të organizohet paralelisht në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri si edhe në Kosovë, për të formuar kështu një zinxhir të përvitshëm të zërit të përbashkët shqip-folës.

Marketing

Historia e secilës do të jetë një formë për të rrëfyer arritjet kulturore, ekonomike e sociale dhe kontributet e tyre të rëndësishme në shoqëri.

FLAS N’8 MARS

8 zonja, 8 histori dhe shumë frymëzim!
‘Dhuro 1buzëkuq’ motoja e fushatës vitin e kaluar, edhe këtë vit do të vijë me simbolin e tij si forma më e fortë e feminilitetit.
Eventi do të mbahet me datë 4 Mars, 2020, me fillim në ora 18.00 në hapësirat e PARK HOTEL&SPA.