Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për Media, pas refuzimit që kryetarja e Kuvendit ia kishte bërë atij për të raportuar për vizitën e tij në SHBA.
Para gazetarëve, Thaçi ka folur për mundësinë e arritjes së paqes përfundimtare, për procesin e marrjes së njohjes nga Serbia, të anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe hapjen e perspektivës së sigurt e më të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe në BE.“Në Pentagon jam pritur nga Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes Dejvid Norkuist, me të cilin kemi biseduar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës dhe për nevojën që edhe Kosova të jetë sa më parë në NATO. Kemi marrë mbështetje të plotë të Zëvendës-Sekretarit Norkuist për këtë aspiratë tonën.Takim shumë i rëndësishëm dhe shumë i suksesshëm ishte pritja te Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo”, ka theksuar ai.Sipas tij Thaçit, në një takim sy më sy, Sekretari Pompeo shprehu përkrahjen e tij për përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje të paqes me Serbinë. “Të dy u pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Unë e sigurova se nuk do të lejojmë që asgjë të cenojë këtë marrëdhënie speciale dhe besimin e ndërsjellë që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar Thaci.Ndërsa, më selinë e Departamentit të Shtetit sipas tij është pritur edhe nga Adam Bohler, Shef i International Development Finance Corporation. “Ai më tregoi për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë, për zhvillim ekonomik, posa të arrihet paqja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar ai.