Superkëngëtarja 18-vjeçare Onika ka lindur dhe është rritur në Islandë, por që momentalisht studion në shtetin gjerman. Onika në vitin 2017 ka publikuar projektin e parë, pastaj 3 vite ka ndaluar për të vazhduar me shkollimin dhe tani ka filluar të punojë fuqishëm për të sjellë projekte të shumta këtë vit. Projekti “Ke ik” është i pari për ketë vit, me tekst nga vetë Onika, muzika nga Bledi Bytyqi ndërsa videoklipi është realizuar nga “Urban Graphics”. Këngëtarja vjen në një intervistë ku tregon më shumë rreth vetes.
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Familja dhe muzika.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Fakti që jam kurioze se çfarë vjen më pas edhe për të punuar, për të krijuar diçka me vlerë.
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Në fakt, çdo ditë qesh me shpirt, se jam e rrethuar me njerëz që bëjnë të qesh gjithmonë.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Sinqeriteti.
Defekti juaj kryesor?
Nuk ka diçka që do të ndryshoja te vetja, kam qejf ta pranoj veten siç më ka falur Zoti.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Jam tolerante në ato lloj gabimesh ku nuk lëndohem unë dhe familja ime.
Hera e fundit që u përlotët?
Kur ndërroi jetë gjyshi im i dashur.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Nuk kam qejf të identifikohem me dikë tjetër përpos vetes.
Udhëtimi juaj i preferuar?
Në vendlindjen time, Islandë.
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Elhaid Cufi dhe Khaled Hosseini.
Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Te femra e vlerësoj më së shumti mençurinë.
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
“Në Tren për Prizren”…
Ngjyra juaj e preferuar?
Ngjyra rozë.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Prindërit e mi.
Pija juaj e preferuar?
Uji edhe “Redbull”, edhe pse “Redbull”-i hiç nuk është i shëndetshëm.
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Nuk pendohem për asgjë, mendoj se gjithçka çka ndodhur për një arsye.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Njerëzit interesaxhinj.
Frika juaj më e madhe?
Frikësohem vetëm ndaj Zotit.
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Aty ku s’e meritojnë të vërtetën.
Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jo, asnjëherë.
Cila është motoja juaj?
Që vetëm pse nuk fiton, nuk do të thotë që ke humbur.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Me një mënyrë ku mund të përshëndetem me familjarë dhe njerëzit e dashur të mi.
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Do ta kisha falënderuar për shëndetin që më fal mua dhe familjes sime dhe që më ka bekuar me gjithçka që kam.