Ademi: Të organizohet arsim joformal online

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi për momentin nuk e konsideron të dështuar këtë vit shkollor. Thirret në “E-klasat”, respektivisht emetimin e orëve mësimore përmes televizionit dhe në mësimet online që në mënyrë joformale e spontane po zhvillohen nga institucione të ndryshme edukativo-arsimore. Masa të tjera sipas Ademit, mund të pasojnë vetëm pas normalizimit të situatës.

Marketing

Ligji për arsim fillor në mënyrë precize parasheh se çka në rastet kur kemi rrethana të jashtëzakonshme, çka në rrethanat kur kemi epidemi. MASH së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit mund të përgatisë programe mësimore të shkurtuara, të adaptuara, pasi të kalojnë këto rrethana të jashtëzakonshme. Por ne po presim dhe po shikojmë me seriozitet të lartë se si do të përfundojnë të njëjtat dhe kur do të përfundojnë këto rrethana, kur do të përfundojë kjo gjendje në mënyrë që të reagojmë- deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.

Komuna e Karposhit nga dita e djeshme ka lëshuar platformë të mësimit online në shkollat fillore, që përmban tekste mësimore, video-prezantime, kuize dhe forma të tjera të mësimit interaktiv. Kreu i Karposhit, Bogoev motivon edhe komunat tjera të ndjekin shembullin e tyre, duke theksuar se situata e krijuar kërkon vigjilencë dhe angazhim nga të gjithë, pasi nuk është kohë pushimi.

Qëllimi është që përmes këtij tipi të mësimit, të kompenzohet materiali i humbur dhe të animohen nxënësit. Alarmova angazhim më të madh të kuadrit mësimor, gjithsesi në mënyrë elektronike, të vendosen materiale të cilat do të nxisin komunikim dy-anësh më nxënësit, të jenë kreative dhe ta tërheqin vëmendjen e tyre. Google drive është një nga mënyrat më të thjeshta për punë për mësimdhënësit dhe për nxënësit. Gjithsesi ekzistojnë edhe forma të tjera për e-mësim dhe shkollat mund të zgjedhin platformat Classroom ose Microsoft 3 6 5 dhe ngjashëm’ tha Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit (11:13-11:43)

Një javë më parë me vendim të Qeverisë u mbyllën të gjitha çerdhet, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet, për 14 ditë, si masë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Megjithatë nuk është e ndaluar që në këto institucione arsimore të kryhen shërbime të tjera të domosdoshme administrative, veçanërisht nëse shërbimet mund të kryhen online.