Universiteti i Tetovës i përgatitur për çdo situatë! Nga e hëna procesi mësimorë,ONLINE

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Zyra për arsim përmes një njoftimi – emaili i ka njoftuar
studentët dhe profesorët e fakulteteve se për shkak të situatës së krijuar në vendin tonë (përhapjes
së virusit korona), mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve, prej 23. 3. 2020 (e hënë, sipas orarit
mësimor aktual), duhet të realizohet online në distancë përmes kodeve të klasave për lëndët
përkatëse në “GOOGLE CLASSROOM”, proces i cili ka qenë në funksion edhe më herët.
Më poshtë, e keni njoftimin e plotë të UT-së, ku mes tjerash thuhet:
Të nderuar,
Për shkak të pezullimit të procesit mësimor dhe vlerësimeve se situata e jashtëzakonshme do të
zgjatë më tepër kohë se sa që pritej, Ju informojmë se mbajtja e ligjëratave dhe ushtrimeve nga
data 23.03.2020 (e hënë, sipas orarit mësimor aktual) duhet të realizohet online në distancë
përmes kodeve të klasave për lëndët përkatëse në “GOOGLE CLASSROOM”, proces i cili ka qenë në
funksion edhe më herët.
UDHËZIME:
Menaxhimi online i ligjeratës dhe ushtrimit:
1. Shikoni videon me udhëzimet përkatëse (në attach);
2. Përmes Google “Meet”, nga mësimdhënësi do të krijohet klasë online për lëndët në kohën e
caktuar sipas orarit aktual;
3. Përmes kodit të lëndës përkatëse të “shih në: google classroom (për lëndën
përkatëse), mësimdhënësi së bashku me studentët mund të kyçen në klasën online (kodi i
secilës lëndë do të jetë bazë për kyçje në orën e mësimit).
4. Mësimdhënësi duhet të mbajë evidencë për studentët të cilët do të ndjekin ligjeratën,
ushtrimin online përmes “google classroom” (google meet);
5. Mësimdhënia online do të mbahet sipas orarit të zakonshëm;
6. Studentët mund të parashtrojnë pyetje dhe të krijojnë diskutime me mësimdhënësin online;

3/19/2020 Universiteti i Tetovës i përgatitur për çdo situatë / Nga e hëna procesi mësimor do të zhvillohet online
https://tradita.org/2020/03/19/universiteti-i-tetoves-i-pergatitur-per-cdo-situate-nga-e-hena-procesi-mesimor-do-te-zhvillohet-online/?fbclid=IwAR1Fqyjv… 3/5
7. Mësimdhënësi mund të shpërndajë slajde dhe materiale të ndryshme dhe duhet t’i furnizojnë
studentët me material të domosdoshëm që do të jetë pjesë e vlerësimit të tyre në afatet e
provimeve.;
8. Mësimdhënësi gjatë mbajtjes së orës mësimore, duhet ta bëjnë PRTSC (print screen) procesin
dhe ta ruajnë për dorëzim në fund të muajit si foto.
9. Procesi i mbajtjes së mësimit online do të vëzhgohet dhe evidentohet.
10. Përfundimi i orës mësimore bëhet thjeshtë me mbylljen e dritares së hapur.
11. Për çdo termin të orës mësimore sipas orarit, mësimdhënësit krijojnë klasë online me kodin e
lëndëve nga classroom.
12. Kyçja online e studentëve në klasë mund të bëhet edhe përmes smart telefonave nëse e kanë
të instaluar aplikacionin “Meet”.
13. OBLGIOHEN MËSIMDHËNËSIT, T’I PAJISIN STUDENTËT ME KODIN E KLASËS DHE TA
FURNIZOJNË ME MATERIALE PËRKATËSE TË NEVOJSHME, SIPAS DETYRIMEVE TË CILAT
JANË KËRKUAR MË HERËT ME SHKRESA TË CAKTUARA.
14. Në këtë formë të mësimit, përjashtim bëjnë ushtrimet e lëndëve praktike.
Studentët dhe mësimdhënësit, të cilët kanë ndonjë problem me e-mailat zyrtar, mund ta
kontaktojnë shërbimin e IT-së (e-mail: [email protected] )
Për probleme dhe vështirësi me google classroom:
Kontaktoni: [email protected]
Suksese dhe urojmë ta tejkaloni me lehtësi situatën e krijuar!

Marketing