Flamuri i Maqedonisë valëvitet para selisë së NATO-së së bashku me 29 flamujt e vendeve të tjera anëtare. Solemnisht me intonimin e himnit, flamuri maqedonas u ngrit njëkohësisht edhe para selisë së NATO-së në Bruksel edhe para Komandës së bashkuar në Norfolk në SHBA. Këtu jemi për t’i uruar RMV-së mirëseardhje në familjen e NATO-s, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.
Tridhjet flamuj tani do të valëviten së bashku, simbol i unitetit dhe solidaritetit. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut. Vjen pas shumë vitesh punë të përkushtuar dhe angazhim për reformat. Ne jemi më të sigurt dhe më të fortë së bashku sesa vetëm. Prandaj, mirë se erdhët në NATO, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg.
Me kërkesë të Stoltenbergut gjatë ngritjes së flamurit në komandën e NATO-s në Norfolk, të njëjtin fjalim e lexoi gjenerali Andre Lanata.
Anëtarësimi në Aleancë është mirë për Maqedoninë e Veriut, kjo është mirë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në kohëra të këtilla, miqtë dhe aleatët janë më të rëndësishëm, ndërsa Maqedonia e Veriut i ka miqtë dhe aleatët më të mirë, tha kështu Andre Lanata, njëri nga Gjeneralët e NATO-së.
Kjo është ditë historike për NATO por edhe për të gjithë qytetarët e RMV-së, tha shefi i misionit të përhershëm të NATO-s në Bruksel, Zoran Todoorv.
Me anëtarësimin në NATO, ardhmëria jonë do të jetë stabile, e sigurt dhe me prosperitet ndërsa ne do të sjellim vendime për çështjet më të rëndësishme në kuadër të aleancës më efikase dhe më të organizuar në historinë e njerëzimit. Prej sot e më tutje nuk jemi më vetëm, deklaroi Zoran Todorov, Shef i misionit të përhershëm të misionit të RMV-së në NATO.
Ceremoninë solemne përmes video linkut në Qeveri e ndoqën kryeministri teknik Oliver Spasovski me të gjithë ministrat e tjerë. Ai tha se anëtarësimi në NATO është suksesi më i madh i vendit dhe flamuri ynë valëvitet së bashku me flamujt e aleatëve të tjerë.
Rruga ishte e gjatë, por shpërblimin që arriti sot me ngritjen e flamurit të vendit tonë para selisë së NATO-së në Bruksel, e merituam. Jini krenarë bashkëqytetarë të mi. Flamuri i RMV-së është simbol i ardhmërisë së sigurt dhe prosperitetit të vendit tonë, tha Oliver Spasovski.
Procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht është mbyllur të premten pas deponimit të instrumentit për aderimin drejt Marrëveshjes veri-atlantike në Stejt Departamentin në Uashington. Paraprakisht, aleatët në Aleancën e nënshkruan protokollin aderues në shkurtë vitin e kaluar pas çka edhe parlamentet e tyre e miratuan dhe ratifikuan për anëtarësimin tonë në NATO.