Itali/ Ulen vdekjet, por rriten të prekurit !Ja shifrat

Numri i vdekjeve në Itali në 24 orët e fundit ka shënuar rënie duke numëruar 681 viktima, ndërkohë që një ditë më parë të vdekurit ishin 766. Numri i të vdekurve në të gjithë vendin, sipas buletinit të fundit është 15.632. Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 124.632 nga të cilët 4805 janë shënuar në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje në raport me një ditë më parë.

Marketing

Sidoqoftë Italia mbetet në pikun e kontaminimit nga virusi ndërsa nis të shihë rënie të viktimave. Numri I të shërurave gjithashtu shënon rritje me 1238 persona në 24 orët e fundit. Ndërkohë ka rënie edhe ne numrin e personave në terapi intensive, që janë 74 më pak se sa dje.

Marketing