“Unë jam infermierja që i heq ventilatorin pacientëve… jam përgjegjëse për vdekjen e tyre”

ë kesh qasje në një ventilator mund të nënkuptojë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për pacientët që janë të sëmurë rëndë me Covid-19. Por ndonjëherë edhe makinat e frymëmarrjes nuk mund të shpëtojnë jetën e dikujt.

Marketing

Fikja e ventilatorëve është pjesë e punës së Juanita Nittla.

Ajo është një infermiere kryesore në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) në Spitalin Royal Free në Londër dhe ka punuar për NHS si një infermiere e kujdesit intensiv për 16 vitet e fundit.

“Puna është traumatike dhe e dhimbshme, ndonjëherë ndjehem sikur jam disi përgjegjës për vdekjen e dikujt”, shprehet 42-vjeçarja.

Ventilatorët marrin përsipër procesin e frymëmarrjes së trupit kur koronavirusi ka dëmtuar mushkëritë. Kjo i jep kohë pacientit të luftojë infeksionin dhe të shërohet, por ndonjëherë nuk mjafton.

Ekipet mjekësore përballen me vendime të vështira kur i duhet të ndalojnë trajtimin për pacientët që nuk po përmirësohen. Vendimi merret pas shqyrtimit të kujdesshëm, duke analizuar faktorë të tillë si mosha e pacientit, gjendjet themelore shëndetësore, reagimi i tyre ndaj virusit dhe gjasat për shërim.

Disa ditë më parë infermierja Juanita u përball me një situatë të vështirë, ajo duhet t’ja hiqte ventilatorin një infermiere tjetër në të 50-tat që po humbiste luftën me COVID-19. Ajo ia komunikoi lajmin vajzës së pacientes përmes telefonit. Vajza mund ta shihte nënë e saj duke vdekur në momentin që i hiqej ventilatori dhe kjo është tepër e dhimbshme.

“Unë e sigurova që nëna e saj të mos kishte dhimbje dhe të dukej shumë e rehatshme,” tha zonja Nittla. “Unë gjithashtu pyeta për dëshirat e nënës së saj dhe nevojat fetare.”

“Kam mbyllur perdet dhe kam fikur të gjitha alarmet”.

Ekipi mjekësor pushoi së foluri për një moment dhe zonja Nittla vendosi një telefon pranë veshit të pacientit dhe i kërkoi vajzës së saj të fliste.

Zonja Nittla luajti muzikën që kishte kërkuar familja. Pastaj e fiki ventilatorin.

“Unë u ula pranë saj, duke i mbajtur duart derisa vdiq”, thotë ajo.

Pacientja vdiq më pak se pesë minuta pasi zonja Nittla fiki ventilatorin.

Vajza e pacientit ishte ende duke biseduar me nënën e saj dhe duke thënë lutje përmes telefonit. Zonja Nittla mori celularin për t’i thënë asaj se kishte mbaruar.

“Kam ankthe, nuk jam në gjendje të fle. Unë shqetësohem se do të marr virusin. Të gjithë kanë frikë, shprehet infermierja.

Vitin e kaluar ajo ishte larguar nga puna me muaje pasi mori tuberkulozin. Nittla e di se aftësia e mushkërive të saj është zvogëluar.

“Njerëzit më thonë që nuk duhet të punoj, por kjo është një epidemi. Unë i lë mënjanë gjithçka dhe e bëj punën time,” thotë ajo.

“Në fund të turnit tim, unë mendoj për pacientët që vdiqën në kujdesin tim, por përpiqem të fikem kur dal jashtë spitalit”.

Zonja Nittla është kërkuar nga punëdhënësi i saj të qëndrojë në shtëpi, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo vazhdon të ofrojë mbështetje duke bërë detyra administrative nga shtëpia.

Marketing