Holanda ndalon mitingjet deri në shtator

Holanda ka vendosur që ta vazhdojë izolimin për shumë biznese deri më 20 maj dhe poashtu të ndalojë mitingjet deri më 1 shtator të këtij vitit.

Marketing

Kryeministri holandez, Mark Rutte e ka konfirmuar këtë gjatë një konference.

“Për aq sa marrë vesh mosdurimi por rritet. E dimë se lehtësimi i masave strikte mund të shkaktojë kthimin tek piku edhe një herë”, ka thënë Rutte.

Pastaj ai ka thënë se fëmijëve do t’u lejohet që të shkojnë në shkollë dhe ka prezantuar planin për këtë.

“Nxënësit në shkolla fillore do ta nisin mësimin me orar të përgjysmuar. Për shembull, një pjesë e tyre do të shkojnë në shkollë një ditë, kurse gjysma tjetër ditën tjetër”.