Blero ndien mall për Afronën.
Blero dhe Afrona janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit vendor, që prej kur është bërë publike lidhja e tyre.
Për shkak të pandemisë, dyshja ka kohë që nuk e kanë parë njëri-tjetrin, pasi Afrona po qëndron në Zvicër e Blero në Kosovë.
Së fundi, këngëtari ka publikuar disa fotografi të Afronës, duke treguar se po ndien mall për të këto ditë.
Sa i përket projekteve muzikore, Blero së fundi ka publikuar në versionin e tij këngën “Pse s’thash të du” të Sabri Fejzullahut.