Gjashtëqind e gjashtë raste aktive të të sëmurëve nga Kovid-19

Në vend aktive janë gjashtëqind e gjashtë raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani ishin regjistruar 1.494 të sëmurë nga Kovid-19. Vdiqën 81 persona, ndërsa janë shëruar 807 persona. Në vend deri tani janë bërë gjithsej 16.798 teste të Kovid-19. Kohëzgjatja e orës policore është zvogëluar, por autoritetet urdhëruan mbajtje të obligueshme të pajisjes mbrojtëse, si maska ose shall, me qëllim që të mbulohet pjesa e hundës dhe gojës. Për mosrespektim të masave prej dje vijojnë sanksione.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pohoi se vendi e ka zgjedhur modelin ideal për ballafaqim me pandeminë e Kovid-19. Ai theksoi se zvogëlohen indikacionet për teste, si përmes pikave, ashtu edhe në laboratoritë private dhe kjo, siç theksoi, çon në drejtim të ngadalësimit të epidemisë së koronavirusit, siç pritej në këtë periudhë.

Filipçe paralajmëroi se këto ditë do të fillojë shërimi me plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar me koronavirus, si dhe me ozonoterapi. Theksoi, se plazma e gjakut do të aplikohet te pacientët për të cilët ekspertët do të vlerësojnë se është përkatëse për to.

Në lidhje me shërimin me plazmë të gjakut, shefja e zyrës së Organizatës Botërore Shëndetësore në Shkup, Xhihan Tavila për MIA-n deklaroi se kjo terapi ende konsiderohet eksperimentale dhe empirike dhe nuk dihet shumë për efektivitetin e saj.

“OBSH-ja ende nuk ka prova që gjaku i marrë nga pacientët në fazën e konvaleshencës nga trajtim mjekësor nga SARS-Kov-2 ose infeksione nga koronaviruset e tjera japin rezultate në trajtim. Ky trajtim përdoret vetëm si një trajtim empirik dhe të dhënat në dispozicion janë vetëm nga një numër i vogël i pacientëve”, tha Tavila.

Aktualisht, me përjashtim të disa trajtimeve eksperimentale, nuk ka kurë apo vaksinë për parandalimin kundër Kovid-19.

Tavila thekson se nuk ka asnjë produkt farmaceutik ose procedurë mjekësore që është treguar të jetë e sigurt ose efektive në trajtimin e Kovid-19.

“Megjithatë, disa medikamente dhe procedura të tjera mjekësore janë identifikuar si trajtime të mundshme dhe ato janë nën hetim. Shumë nga këto trajtime janë duke u testuar ose së shpejti do të jenë pjesë e testeve apo provave klinike, përfshirë edhe testimin “Solidariteti”, i cili është bashkë-sponsorizuar nga OBSH-ja dhe vendet pjesëmarrëse”, tha shefja e zyrës së OBSH-së në Shkup.

Marketing