A u inskenua vdekja e Kim Jong Un për ‘spastrim’ kundërshtarësh në Korenë e Veriut

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mund të ketë inskenuar vdekjen e tij për të ekzpozuar tradhtarët e rrethit të brendshëm, sipas Sky Neës Australia.

Marketing

Pasi u zhduk nga jeta publike për 20 ditë, diktatori u shfaq në fundjavë në përurimin e një fabrike fertilizuesish. Spekulimet mbi shëndetin e 36-vjeçarit ishin të shumta, ndërsa të gjitha silleshin rreth faktit se ai kishte vdekur.

Por tani që u shfaq dhe është shumë mirë nga gjëndja shëndetësore, gazetari austrialian James Morroë thotë se inskenimi i vdekjes së diktatorit ishte një provë për të parë sesi do të reagonte elita e Penianit.

Ai shton se kjo do të zbulonte “tradhtarët” mes rrethit të tij, një lëvizje që e gjejmë të gatshme në manualin e udhëheqjes së Joseph Stalin.Në pamjet e fundit Kim dukej se kishte një shenjë misterioze injeksioni në parakrah, që bënte të spekulohej se kishte kryer operacion në zemër.

Tashmë James Morroë parashikon se Kim do të ashpërsojë më shumë dorën e tij kundër disidentëve.

“Besoj se shumë shpejt do të ketë spastrime në Korenë e Veriut,” shton ai.