Për shkak kryerjes së punëve ndërtimore, nesër në periudhën prej orës 08.00 deri në orën 24, do të mbyllet tërësisht për komunikacionin bulevardi “Nikolla Karev” (rruga e Plastikave), në drejtimin nga udhëkryqi me rrugën “Samoilova” (Ambasada e SHBA) deri te hyrja në kazermën Ilinden, informon Qyteti i Shkupit.
“Rruga do të jetë e mbyllur për shkak asfaltimit të korsisë, që realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e bulevardit ‘Nikolla Karev’”, thonë nga Qyteti i Shkupit. sn/