Në moshën 81-vjeçare është shuar përgjithmonë ish-trajneri i njohur Gigi Simoni.
Trajneri i famshëm italian ka drejtuar dhjetëra skuadra, ndërsa ishte pranë titullit me Interin në vitin 2002.
Si futbollist ka luajtur me Torino, Brescia dhe Genoa, ndërsa me Interin e Ronaldo “Fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998.
Simoni ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e Tripletës së Interit.