Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka thirrur sot një tjetër protestë në orën 19:30.
Në një njoftim në Facebook ata shkruajnë se trualli i teatrit po rrethohet për të nisur punimet për ndërtimin e godinës së re.
“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!”- shkruan Aleanca duke posutar edhe njoftimin për protestën në hyrje të pedonales në orën 19:30.
Në orët e para të mëngjesit të 17 Majit IKMT me urdhër të Bashkisë së Tiranës ka bërë shembjen e godinës së teatrit kombëtar. Kjo ka nxitur një valë protestash nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të mbështetur nga opozita e bashkuar dhe një pjesë e shoqërisë civile.
Nga ana e Bashkisë ndërkohë është pohuar se nuk ka ende një projekt përfundimtar për godinën e re të Teatrit Kombëtar.
Kjo është protesta e tretë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thërret brenda kësaj jave pas asaj të ditës së hënë dhe të mërkurë