Nisi mbledhja e Qeverisë: Vendoset për heqjen e orës policore dhe hapjen e kafeneve

Heqja e orës policore , hapja e kafaneve por edhe të kufijve- propozoi qeverisë sot komisioni për sëmuindje infektiveУ.Ministri I shëndetësisë Venko Filipçe për Telma tha se rekomandimet për lirimin e masave është sjellur në bazë të gjendjes epidemiologjike , për të cilat Qeveria në seancën e filluar në ora 16:00 duhet të jape dritë jeshile.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar deri te Qeveria që kufijtë e shtetit të hapen në koordinim me shtetet e rajonit, ndërkaq kafenetë të hapen nga nesër me protokoll të veçantë.
Komisioni nuk ka diskutuar për datë konkrete se kur duhet të hapen kufijtë, por shtetet e rajonit kufijtë do t’i hapin nga 1 qershori.
Ky propozim i Komisionit për të hyrë në fuqi do të duhet të marrë dritë jeshile nga Qeveria.
Sa i takon protokollit për objektet hotelerike nuk bëhen të ditura masat konkrete, ndërkaq me shumë gjasë ata do të bazohen në mbajtjen e distancës dhe me numër të kufizuar të vizitorëve.
Jozyrtarisht thuhet se nga e diela do të shfuqizohet edhe ora policore për shkak të skadimit të afatit të caktuar për gjendjen e jashtëzakonshme.

Marketing
Marketing