Objektet gastronomike në Kërçovë i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të gatshëm për rifillimin e punës pas pezullimit tre mujor, i cili shkaktoi dëme të mëdha jo vetëm në sektorin e gastronomisë por edhe në veprimtaritë tjera afariste.
Masat kufizuese që u vendosën për parandalimin e virusit Kovid 19, kanë sjellë pasoja të mëdha në veprimtarinë afariste, por vendimi qeveritar për rifillimin e tyre pas pezullimit tremujor, ka ngjallur shpresa tek afaristët kërçovar, dhe vlersojnë se me heqjen e orës policore do të shtohet edhe lëvizja e qytetarëve. Ata tashmë i kanë marrë të gjitha masat për fillimin e punës duke u përshtatur me rregullat e reja të funksionimit, ndërsa me paralajmërimin për hapjen e kufijve, sipas tyre, rriten edhe shpresat për këthimin e gurbetçarëve, si faktorë shumë i rëndësishëm për bizneset e vogla në veçanti, dhe për zhvillimin ekonomik vendor nëpërgjithësi.
Kërçovarët e kanë mirëpritur zbutjen e masave, por ata vlerësojnë se rifillimi i aktiviteteve afariste, duhet të përcillet me respektimin e distancës sociale, masave të rekomanduara të higjienës, përdorimit të maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse.