Që të sigurohet mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilin me nenin 4 është paraparë që mungesa nga puna e punonjëses për shkak të shtatzënisë, lindjes ose birësimit, të vazhdojë të vijojë, ndërsa me këtë edhe kompensimi i pagës të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Kjo do të thotë se secila punonjëse të cilës i ka përfunduar mungesa nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes ose birësimit pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (18 mars 2020) ka të drejtë të vazhdojë ta shfrytëzojë mungesën nga puna dhe me këtë vazhdon ta shfrytëzojë kompensimin e pagës. Mungesa mund të shfrytëzohet derisa të zgjasin masat e përkohshme dhe nuk lidhet me gjendjen e jashtëzakonshme.