Ministri i shëndetësie gjatë konferencës së sotme u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që në disa komuna ku është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi që sipas tij vjen si rezultat i mosrespektimit të masave për mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, të mund të kthehen masat restriktive. Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit.
Në 4 komuna, Saraj, Çair, Butel dhe Aerdrom, përqindja e të sëmurëve të rinj ka ardhur si pasoje e mosrespektimit të masave, këta të rinj të infektuar janë prekur kur ka pasur masat kufizuese strikte. Shqetësuese është edhe më shumë që qytetarë me vendim për vet izolim shëtisin lirshëm”, u shpreh Filipçe i cili njëherit kërkoi edhe angazhim më të madh të MPB-së.
“Kërkoj angazhim më të madh të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe sanksione. Dua të porosis qartë se përsëri do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, e diskutuam këtë edhe ne mbledhjen e komisionit për sëmundje infektive. Do të analizojmë të dhënat edhe gjatë fundjaves dhe do të shohim se si duhet të veprojmë. Me vëmendje ndjekim dhe do të veprojmë nëse duhet. I zbutem masat kufizuese këtë e bëjnë të gjitha vendet, e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë. Por nuk mund të qëndrojmë gjithmonë të mbyllur. Rikthimi në normalitet tani është përgjegjësi e çdo qytetari dhe më vjen keq që disa qytetarë nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj. Masat janë të qarta dhe nuk është e vështire që të respektohen. Duhet të mbahen mask, të pastrohen duart, të bëhet dezinfektim dhe të mbahet distancë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetëshisë.
Në lidhje me epideminë, ministri tha se ka disa punë të mira dhe disa shqetësuese. Përqindja e të prekurve në 14 ditët e fundit është 5.5% dhe këtu kalkulohen edhe testet e skriningut që nga kohë kur filluam. Kapaciteti është 11% në spitale. Të shëruar punonjës shëndetësore mbi 92%. Ka 15 qytete në të cilat janë regjistruar raste, dhe ku tani nuk ka më asnjë rast. Dhe në 6 qytete deri ne 5 raste aktive.
“Rritja e rasteve vjen nga klastere të njohur po ka edhe disa të tjerë të rinj në disa komuna. Tani disa punë shqetësuese , informatat për mos-respektim të masave ishin indikator alarm që të bëjmë kontrolle për nivelin e respektimit të masave dhe zbatimin e masave në bazë të respektimit te rekomandimeve, në Tetovë dhe në Shtip janë bërë kontrolle. Ne Tetovë nuk respektohet vetizolimi , shkelje e masave si në Tetovë edhe në vendet përreth. Nga mbikëqyrja në Shtip, mosrespektim i masave gjatë transportit. Në autobus udhëtojnë të punësuar nga të gjitha konfeksionet dhe nuk respektohen masat, mbingarkohen duke mos mbajtur llogari për distancën. Në një konfeksion ka 17 të sëmurë. Dhe një problem tjetër me te cilin hasën epidemiologet, nuk japin te dhëna të sakta qytetarët”, tha Filipçe.