SFM informon mediat maqedonase për testet, pastaj klubet dhe lojtarët ? Çka është qëllimi saj?

Sindikata e futbollistëve të Maqedonisë, ka siguruar 300 teste për skuadrat e Ligës së Parë të Maqedonisë. Ideja e Sindikatës së futbollistëve ka qenë që të kryen testet me vetëm një aksion, ku makina mobile do të shkojë nga klubi në klub për të kryer testimet, por ajo së fundmi i ka kryer në spitalin Axhibadem Sistina.

Marketing

Por cili është qëllimi i këtyre testimve dhe pse Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë, sot ka njoftuar mediat maqedonase më pas klubet për testet e realizuara ku ka nxjerrë dy futbollistë nga KF. Shkëndija dhe katër nga KF.Renova të infektuar me virusin Covid 19.

Siç mëson portali TetovaSot, Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë rezultatet e testeve të futbollistëve të realizuarar në Axhibadem Sistina ua ka dhënë mediave maqedonase ku ende nuk dihet qëllimi i një veprimi të tillë e më pas i ka njoftuar klubet.

“Fatkeqësisht, nuk kemi lajme të mira sot.Pas testeve të djeshme në dy klubet e Tetovës, Fk Renova dhe Fk Shkendija, kemi raste pozitive të Kovid 19. Për fat të keq, pas analizave të përsëritura në laboratorin e Acibaden Sistina, për fat të keq kemi raste pozitive. Prandaj, trajnimet e sotme të këtyre dy klubeve u anuluan. Emrat e të infektuarve dorëzohen siç duhet në Fk Renova dhe Fk Shkendija gjatë ditës.
Ka katër pozitive në kampin e Fk Renova dhe dy në kampin e Fk Shkendija.
Nesër do të vazhdojmë të testojmë skuadrat e tjera nga ligat e para të Maqedonisë.” thuhet në kumtesën e Sindikatës së Futbollistëve të Maqedonisë

Nga ana tjetër KF. Shkëndija ka sqaruar opinionin se kanë pranuar njoftimin nga Sindikata ku kanë rezultuar dy lojtar të Shkëndijes pozitiv.

“KF Shkëndija njofton opinionin se Sindikata për futbollistë në Maqedoni kohë më parë informoi se në bashkëpunim me laboratorinë e spitalit privat Axhibaden Sistina do të organizojnë testimet për COVID-19 për klubet e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe të njëjtat në klubin tonë u kryen gjatë ditës së shtunë (30.05.2020).

Për fat të keq gjatë ditës së sotme nga Sindikata e futbollistëve dhe spitali Sistina na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv.

Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik.

KF Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të radhës” thuhet në komunikatën e KF. Shkëndijes.