NP Higjiena Komunale-Shkup u bën thirrje shfrytëzuesve të saj që nëpërmjet pagesës së rregullt dhe në kohë të kërkesave për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale të kontribuojnë në mirëmbajtjen efikase të higjienës dhe pastërtisë së qytetit të Shkupit.
“Gjatë dy muajve të kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup zbatoi një varg masash dhe aktivitete të jashtëzakonshme me qëllim maksimalisht të mbrohet shëndeti kolektiv dhe të parandalohet përhapja e virusit Kovid19. Shtatë herë në jave, në tri ndërrime, ekipet tona e mbledhin dhe e transportojnë mbetjen komunale, dhe në nivel më të lartë e mirëmbajnë higjienën e madje të gjashtë milion metër katrorë të sipërfaqeve dhe të trafikut publik në qytetin e Shkupit. Muajin e kaluar, vetëm brenda shtatë ditëve ata larguan mbi 500 m3 mbetje të hedhur në mënyrë të pandërgjegjshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe në mirëmbajtjen e shëndetit dhe pastërtisë së mjedisit jetësor.
Do të donim t’i përkujtojmë banorët e qytetit të Shkupit se rrogat e këtyre punëtoreve të vyer sigurohen tërësisht nëpërmjet pagesës së rregullt të kërkesave për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale dhe, vetëm me pagesë të rregullt të llogarive nga NP Higjiena Komunale-Shkup, këtyre njerëzve mund t’ju sigurojmë jetë dinjitoze.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.