Larja e duarve në mënyrë të rregullt, vendosja e mjeteve dezinfektuese në vendet e punës, mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës prej së paku një metër, shmangia e kontaktit direkt fizik me persona tjerë si përqafimi, prekja dhe shtrëngimi i duarve, organizimi i punës në turne ose në largësi nëse është e mundur, janë një pjesë e rekomandimeve që i përmban Protokolli për masa parandaluese në vendet e punës që Qeveria i miratoi në mbledhjen e 60-të.
Rekomandim është duart të lahen me sapun ose me mjete për dezinfektim para fillimit të punës, para ngrënies dhe pas kontaktit me kolegë dhe klientë ose pas kontaktit me gjërat potenciale të ndotura siç janë dorezat, veshëmbathja, maskat, letra higjienike e përdorur, mbeturinat…Rregullisht të pastrohen sipërfaqet e punës veçanërisht ato të cilat shpesh preken si dorezat e dyerve dhe dritareve. Në vendet e punës duhet të ketë maska mbrojtëse të mjaftueshme për fytyrë dhe faculeta letre, si dhe korpa për mbeturina ma kapak për asgjësimin higjienik të mbeturinave.
Protokoll për vende pune: Larja e rregullt e duarve dhe dezinfektim, distancë fizike mes të punësuarve
Materiali promovues për mbajtje të maskës mbrojtëse duhet të theksohet në vend të dukshëm dhe udhëzim se si duhet të përdoret, ndërsa nëse ndonjëri nga të punësuarit është i sëmurë ose nuk ndjehet mirë nuk duhet të vjen në punë. Nëse ndonjëri nga të punësuarit nuk ndhejet mirë derisa është në punë, duhet t’i sigurohet maskë mjekësore që të mundet në mënyrë të sigurt të kthehet në shtëpi.
“Të gjithë punëtorët vetë ta ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore dhe rregullisht ta masin temperaturën e trupit. Matja e temperaturës në vendin e punës duhet të shqyrtohet si opsion vetëm në kontekst të kombinimit të masave për parandalim dhe kontroll të KOVID-19 për vendin e punës dhe së bashku me komunikim për rrezikun. Duhet të respektohen procedurat operative standarde për menaxhim me personin i cili do të sëmuret në vendin e punës, ndërsa ekzistojnë dyshime se ka KOVID-19, duke e përfshirë edhe akomodimin e personit në hapësirë për izolim, kufizim të numrit të personave të cilët kanë kontakt me të, përdorimi i pajisjes mbrojtëse personale dhe pastrim e dezinfektim të njëpasnjëshëm”, citohet në Protokoll.
Protokoll për vende pune: Larja e rregullt e duarve dhe dezinfektim, distancë fizike mes të punësuarve
Njerëzit të cilët ishin në kontakt të afërt të vendit të punës me person me KOVID-19 të konfirmuar laboratorik pas vlerësimit të bërë nga ana e epidemiologut lokal, duhet të vendosen në izolim shtëpiak në periudhën prej 14 ditëve nga kontakti i fundit me atë person.
Rekomandim është që të ulet edhe dendësia e njerëzve në objektin, gjegjësisht të ketë distancë fizike prej të paktën një metri mes pozitave të punës dhe në hapësirë të përbashkët, siç janë hyrjet ose daljet, ashensorët dhe shportat dhe të zvogëlohet nevoja nga takimet dhe ngjarjet të cilët përfshijnë kontakt të afërt mes të punësuarve, gjegjësisht të shfrytëzojnë telekomunikime.
Protokoll për vende pune: Larja e rregullt e duarve dhe dezinfektim, distancë fizike mes të punësuarve
Në Protokoll rekomandohet të ulen dhe të shtyhen udhëtimet lidhur me punën në rajonet ku ka transmision dhe rritje të numrit të personave me KOVID-19, ndërsa nëse janë të nevojshme të sigurohen dezinfektues për duar për punonjësit të cilët duhet të udhëtojnë, ndërsa pas kthimit të ndiqet situata shëndetësore dhe paraqitja e mundshme e simptomave gjatë 14 ditëve.
Në mjediset e punës duhet të sigurohen materiale promovuese si afishe, video ose tabela elektronike në të cilat tregohen mesazhe për rritjen e ndërgjegjësimit për virusin dhe rregullisht të informohet shërbimi epidemiologjik nga Qendra rajonale për shëndet publik gjatë paraqitjes së rrezikut nga KOVID-19.