Elezi: Nënshkruhen kontratat me 9 banka vendore për lëshimin e kartelave pagesore!

Kartela e pagesave vendore do të lëshohet përmes nëntë bankave. Marrëveshjet janë nënshkruan me NLB Tutunska Banka, Stopanska Banka SHA Shkup, Komercialna Banka, Halk Bank, Sparkasse Bank, Ohridska Banka, UNI Bank, Banka Qendrore Bashkëpunuese dhe Silk Road Bank.

Marketing

Një kartë pagese vendore do t’iu lëshohet klientëve nga banka përmes së cilës ata marrin pagë ose përmes së cilës është bërë transaksioni i fundit nëse personi ka më shumë kartela.

Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi sqaron se nëse personi nuk ka një llogari transaksioni në njërën nga nëntë bankat me të cilat janë nënshkruar kontratat, përmes shpërndarjes së drejtë do të shpërndahet në njërën nga bankat dhe do të hapet llogari ku dhe do të lëshohet kartela. Qeveria do ta bëjë këtë shpërndarje, në parim të drejtë.

Për kartelë pagese vendore nuk aplikohet.

“Qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë, vetë banka do t’i kontaktojë ata dhe kartela e pagesave vendore do t’iu dorëzohet në adresën e shtëpisë së tyre ose ata do të thirren për të marrë atë tek banka. Qytetarët së shpejti do të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse janë në listën e përdoruesve, pasi të bëhet publike lista në faqen kupuvamdomasno.gov.mk në ditët në vijim”, sqaron mes tjerave zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Lista e të gjithë qytetarëve që plotësojnë kushtet për të marrë kartelën, përgatitet nga institucionet përkatëse gjegjësisht nga DAP, Ministria e arsimit dhe shkencës si dhe nga Fondi shëndetësorë.

Përfituesit e kartelave vendore janë: qytetarë me të ardhura të ulëta, që përfshijnë përdorues të ndihmës sociale dhe të papunë të regjistruar si punëkërkues aktivë në Agjencinë për punësim deri më 22 maj të vitit 2020, ata të cilët realizuan të ardhura neto deri në 180.000 denarë në vitin 2019 dhe të ardhura neto deri në 60.000 denarë në periudhën nga janari deri në Prill të vitit 2020, sipas të dhënave të DAP, ato do të përfitojnë kartelë me 9.000 denarë.

Të punësuarit me të ardhura të ulëta, personat që janë të punësuar dhe që për periudhën nga Janari deri në Prill të vitit 2020, kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe shtesave të pagës në shumën neto që nuk i kalon 60.000 denarë në nivel të orarit të plotë të punës sipas të dhënave nga DAP, këta përdorues do të marrin kartelë me 3.000 denarë.

Kartelë prej 3.000 denar do t’iu jepet të rinjve, përkatësisht personave mbi 16 vjeç dhe jo më të vjetër se 29 vjet (përfshirë 22.05.2020), pjesëmarrës aktivë në arsimin e mesëm dhe arsimin e lartë universitarë.

Të punësuarit në kujdesin shëndetësor të angazhuar në trajtimin e Covid 19, përfshirë këtu të punësuarit në Klinikën për sëmundjet infektive, Institutin e shëndetit publik, Qendrat e shëndetit publik, Ndihma e shpejtë, Repartet infektive dhe të punësaurit tjerë në repartet për testim, diagnostikimin dhe trajtimin e qytetarëve me sëmundjen e Covid 19, do të marrin kartelë në lartësi prej 40% të pagës bazë neto.

Marketing