Turqia planifikon të rikthejë fluturimet ndërkombëtare me rreth 40 shtete në muajin qershor. Ministri turk i Transportit, Adil Karaismailoglu, njoftoi se deri më tani ka arritur marrëveshje paraprake me 15 shtete.
Fluturimet e brendshme kanë rinisur të hënën në disa provinca, teksa Ankaraja ka lehtësuar kufizimet pas rënies së numrit të të infektuarve.
Karaismailoglu deklaroi se fluturimet do të rinisin me pesë faza në muajin qershor, teksa shtoi se Turqia po zhvillon bisedime me 92 shtete për rikthim të udhëtimeve në mënyrë të sigurt.
Sakaq, në Turqi, sipas shifrave zyrtare nga pandemia kanë humbur jetën 4609 persona dhe janë infektuar më shumë se 165,000