Testim masiv për shkak të një vatre të re të Kovid-19 në Pekin

Të gjithë punonjësit dhe ata që e kanë vizituar kohën e fundit tregun Ksinfadi, i cili është vatra e re e Kovid-19 në Pekin, do të duhet të testohen, komunikuan autoritetet shëndetësore kineze.

Marketing

Me shfaqjen e një shpërthimi të ri të infeksionit në qytet, duke pasur frikë nga një valë e dytë e epidemisë në Kinë, administrata e qytetit bëri të ditur që planifikon të testojë rreth 46.000 njerëz në 24 vende të testimit në Pekin. Deri më tani janë kryer testime të mbi 10.881 personave.

Ministria kineze e Shëndetësisë kumtoi se dje janë konfirmuar 57 raste të reja të Kovid-19, prej të cilëve 36 në Pekin.

Të gjitha janë të ndërlidhura me tregun e madh Ksinfadi, i cili kryesisht shet mish, peshk dhe perime. Bëhet fjalë për vend kryesor të furnizimit me ushqimit të freskët në Pekin.

Falë kontrolleve të hollësishme, maskave mbrojtëse dhe masave për karantinë, koronavirusi pothuajse ishte zhdukur nga territori kinez që kur u shfaq në qytetin e Vuhanit në fund të vitit 2019, kështu që zbulimi i një vatre të re në kryeqytetin kinez i ka befasuar banorët.