Zlatan Ibrahimovic ka ndjekur së fundmi një ndeshje të klubit ku ka aksione, Hammarbyt. Ky veprim mund t’i hap shumë probleme sulmuesit suedez.
Ibrahimovic ka thyer rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë COVID-19, duke hyrë në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar futbollistët për suksesin ndaj Ostersund.
Në bazë të protokollit të sigurisë së miratuar nga Suedia, në dhomat e zhveshjes mund të futen vetëm trajnerët dhe lojtarët.
“Duhet të mësoj më shumë për këtë çështje para se të jap mendimin tim, duhet të flasim me Hammarby-n”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste të Futbollit Suedez, Mats Enquist.
Ibrahimovic pritet të kthehet këtë të martë në Itali, ku do t’u nënshtrohet analizave të tjera në pulpë, ku u dëmtua më 4 qershor.