Avziu: Po ndryshojmë qasjen ndaj qytetarëve, promovuam sallën ,,Një pikë shërbimi“

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Adem Avziu sot promovoi paraqitjen e re të sallës ,,Një pikë shërbimi“- Shkup. Hapësira është modernizuar tërësisht dhe i posedon standardet më të reja rreth mënyrës se si duhet të funksionojë një hapësirë e shërbimeve të orientuara ndaj qutetarëve.

Marketing

Në këtë lokacion qytetarëve u ofrohen shërbime nga: Ministria e punëve të brendshme, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Drejtoria e të ardhurave publike, Agjencia për kadastër dhe patundshmëri, Agjencia e punësimit, Ministria e punës dhe politikës sociale, Regjisti qendror, Fondi për sigurim shëndetësor, Drejtoria për udhëheqjen e librave amë si dhe Fondi për sigurim pensional dhe invalidor.

Ky është vetëm fillimi i ndryshimit të mënyrës ndaj së cilës qytetarët marrin shërbime prej institucioneve. Krahas kësaj salle, ditën e hënë, fillon me punë edhe ,,Një pikë shërbimi“ edhe në Tetovë. Veçmë kanë filluar edhe aktivitetet sa i takon hapjes së zyrave në Kumanovë dhe në Ohër.

,,Një pikë shërbimi”, do të jetë vendi ku qytetarët në mënyrë të shpejtë, efikase dhe dinjitoze do t’i marrin të gjitha shërbimet e ofruara nga institucionet.

blob:https://www.facebook.com/b6371f9c-1c5a-41cb-a139-bce5b02d3078