Nderim para loje, gjunjëzim në lojë – Man City i shënon 4 gola kampionit Liverpool

Manchester City ka treguar dy fytyra në ndeshjen kundër Liverpool.

Marketing

Para fillimit të ndeshjes, me shumë sportivitet, Man City bëri korridorin e nderit për skuadrën kampione, Liverpool, por në fushën e blertë u tregua diçka tjetër.

‘Citizens’ të Pep Guardiola dominuan Liverpoolin e Jurgen Klopp, duke e mposhtur me rezultatin 4:0.

Seria e golave u hap në minutën e 25′, kur Kevin De Bruyne u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm 10 minuta më vonë, Sterling shënoi për 2:0.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, Phil Foden u përkujdes që të shënonte edhe një herë me vendasit, të cilët shkonin në pauzën mes dy pjesëve me 3 gola epërsi.

Goli i katërt i këtij takimi u shënua në minutën e 66′, kur Alex Chamberlain devijoi drejt golit goditjen e Sterling.

City pati mundësi të mira me Mahrez e De Bruyne deri në fund të takimit, por nuk arriti të shënonte golin e pestë.

Me këtë fitore, ‘Citizens’ shkojnë në kuotën e 66 pikëve për pozitën e dytë, kurse Liverpool mbetet me 86 pikë, me epitetin tashmë kampion.