Moti i keq godet Kroacinë, era deri në 160 km në orë

Një stuhi e fortë që goditi disa qytete kroate mbrëmë dhe këtë mëngjes, duke lënë pas kaos, shkaktoi shumë probleme, rrëzoi pemë të shumta, një shtyllë telefonike dhe çati, dhe një person u plagos.

Marketing

Në Dalmaci, shpejtësia e erës ishte 153 km/orë, kështu që edhe sot në disa pjesë të Kroacisë janë në fuqi alarmi i verdhë dhe portokalli, dhe një alarm meteorologjik i kuq është lëshuar për Kanalin e Velebit për shkak të erërave që mund të arrijnë deri në 160 km/orë.

Alarmi meteorologjik është në fuqi për rajonin Rijeka, Kvarner dhe Kvarneriq, bregdetin perëndimor të Istria dhe Dalmacinë veriore dhe qendrore.

Në jug të Dalmacisë dhe zonat përreth Splitit dhe Kninit dhe Gospiq priten erëra me fuqi prej 65 deri 110 km/orë.

I njëjti paralajmërim është për Sllavoninë dhe Baranjën, ndërsa për Kroacinë qendrore nuk ka paralajmërime në fuqi.