Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çeki. Dy trena pasagjerësh janë përplasur ditën e sotme, duke shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra persona të plagosur.
Aksidenti ndodhi afër qytetit Karlovi Vari, rreth 120 kilometra në perëndim të Pragës, pranë kufirit me Gjermaninë.
Zëdhënësi i shërbimeve emergjente, Radek Hes tha për televizionin çek se; Sipas informacioneve të para ka shumë persona të lënduar. Hekurudha është mbyllur , ndërsa ka nisur menjëherë një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.
Aksidenti ka ndodhur në një kodër, në një zonë të pyllëzuar, e cila ka vështirësuar ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit.