Analisti politik i cili më së shumti merret me analizën e sondazheve zgjedhore, Robert Nesimi në shkrimin e tij të fundit “Matematikat zgjedhore” thotë se BDI do të jetë fituese edhe kësaj radhe edhe ate duke fituar 13 deputet në të gjitha zonat.
Analisti Robert Nesimi në analizën e tij të publikuar në portalin Portalb.mk duke përllogaritur mirë të gjitha sondazhet vendore dhe të huaje BDI-së së Ali Ahmetit i jep 13 deputet ndërsa ASH-së i jep 11 deputet. Në kampin maqedonas sipas Nesimit LSDM-ja do të merr 49 deputet ndërsa VMRO-ja 47 deputet, përcjell TS.
“Sidoqoftë kam bërë një simulim të rezultateve sipas mesatares të të gjitha anketave nga muaji i fundit, ku del se SDSM i merr 49 deputetë, VMRO 47, BDI 13 dhe Aleanca 11” ka shkruar Nesimi në shkrimin e tij të fundit në lidhje me “Matematikën zgjedhore”
Ndryshe deri tani të gjitha anketat e realizuara nga të gjithë agjencionet prestigjioze e nxjerrin BDI dhe Ali Ahmetin fitues absolut të zgjedhjeve të 15 korrikut.